Kosova

Kosova vetëm 1 viktimë nga Covid dhe ulje të ndjeshme të rasteve të reja

Kosova vetëm 1 viktimë nga Covid dhe ulje të ndjeshme të

Kosova ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit të COVID-19. Fatkeqësisht 1 person ka humbur jetën, kurse të infektuar të rinj janë diagnostikuar 174 raste.

Rasti i jetës së humbur është nga Vushtrria i moshës 76 vjeç. Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë diagnostikuar 445 pacientë.

174 rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti”.

Në Shqipëri, shifrat e Covid-19 do të raportohen në datën 3 janar, të akumuluara për të trija ditët e festave.