Kosova

Kosova siguron 500 mijë vaksinat e para nga Pfizer

Kosova siguron 500 mijë vaksinat e para nga Pfizer

Kosova sapo ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer dhe lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësise Armend Zemaj.

“Vaksina do të jetë falas”, ka siguruar ministri Zemaj i cili jep detaje në një postim në Facebook: 

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.
Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.
Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.
Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.
Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.
Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.

Kosova siguron 500 mijë vaksinat e para nga Pfizer

Shqipëria ka premtuar gjithashtu 50 mijë doza vaksina për bluzat e bardha të Kosovës nga 500 mijë dozat e saj të Pfizer të cilat siç ka njoftuar kryeministri Rama pritet të mbërrijnë javën e tetë të janarit. 

*Tiranapost.al.