Kosova

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme për Shën Valentin

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme për Shën Valentin

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt 2021. Data është caktuar nga presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, pas publikimit të vendimit të plotë të gjykatës Kushtetuese të Kosovës që shpalli të paligjshmë qeverinë me Avdullah Hotin kryeministër, zonja Osmani thotë se tashmë me këtë vendim i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin.

Statusi i Vjosa Osmanit:

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme për Shën Valentin

*Tiranapost.al.