Kosova

Kosova pritet të ndërtojë një spital vetëm për Covid, me 500 shtretër!

Kosova pritet të ndërtojë një spital vetëm për

Kosova ka si synim ndërtimin e një spitali të posaçëm për pacientët COVID, me një kapacitet prej 500 shtretërish. Deklarata u bë nga ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, i cili deklaroi se aktualisht në vend janë angazhuar dhe spitalet rajonalë të cilët presin pacientët e infektuar.

Kosova pritet të ndërtojë një spital vetëm për

“4-5 ditëve të fundit pas marrjes së masave të fundit kemi parë një stabilitet. Kemi një situatë nën kontroll. Jemi të kujdesshëm. Ndarja në zona kufizuese po na ndihmon dhe në monitorimin e respektimit të masave kufizuese. Ne përpos Qendrës Klinike në Kosovë kemi dhe 6 spitale rajonale dhe klinikat infektive dhe të pulmonogjisë. Kemi aktivizuar të gjithë potencialin dhe në aspektin rajonal. Jemi duke trajtuar dhe ndërtimin e një spitali të veçantë COVID me 500 shtretër, kemi dhe një pjesë rezervë që ne e quajmë mjekësia sportive me 120 shtretër. Aktualisht po menaxhojmë me këto kapacitete. Tendenca jonë është të kemi një objekt të veçantë", tha Zemaj për ‘Report Tv’.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria po e përballon fluksin e pacientëve me Covid me vetëm 3 spitale.