Kosova

Kosova mbështet SHBA-në, bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Kosova mbështet SHBA-në, bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore 2022, të cilat do të zhvillohen në Pekin. Këshilltari saj Bekim Kupina, ka deklaruar për mediat në Prishtinë se për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike në Pekin, pas SHBA-së dhe vendeve të tjera.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, tha Bekim Kupina.

Kupina theksoi se ky bojkot diplomatik, nënkupton se ekipet garuese do të marrin pjesë në Lojëra, por Presidentja e Kosovës do të bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitete zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Tiranapost.al