Kosova

Kosova konfirmon rastin e parë me variantin afrikan të Covid-it

Kosova konfirmon rastin e parë me variantin afrikan të Covid-it

Kosova ka konfirmuar rastin e parë me variantin afrikan të koronavirusit. Lajmi është dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që sqaron se pacienti është hospitalizuar dhe izoluar.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, njofton IKSHP-ja.

Varianti afrikan i koronavirusit është një nga mutacionet më të rrezikshme. Studiuesit besojnë se përhapet më shpejt në radhët e të rinjve.