Kosova

KFOR shton prezencën. Ç'po ndodh orët e fundit në Kosovë?

KFOR shton prezencën. Ç'po ndodh orët e fundit në

Protestat e qytetarëve serbë në komunat ku janë zgjedhur kryetarët e rinj, vijojnë. Një përplasje me policinë ka pasur edhe mëngjesin e sotëm në Zveçan, derisa policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Ambasadori amerikan në Kosovë ka mledhur në një takim katër kryetarët e sapozgjedhur.

Ndërkaq misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e sotëm ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe si në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve.

Serbët kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit dhe nuk kanë lejuar deri më sot të vijojnë punën në zyrat përkatëse.