Kosova

Jam i lumtur që po dërgojmë vaksina dhe jo tanke në Kosovë!

Jam i lumtur që po dërgojmë vaksina dhe jo tanke në

“E di çfarë kemi kaluar në Bruksel, atë që po kalojmë çdo ditë dhe jam i kënaqur që sot dikush më akuzon se kam dërguar vaksina dhe ilaçe, dhe jo tanke në Kosovë”.

Kështu deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa komentoi çështjen e vaksinimit anti-Covid të serbëve në Kosovë.

Sipas Vuçiç, Beogradi dëshiron bashkëpunim me Prishtinën.

"Ne duam një politikë të paqes dhe stabilitetit, ndërsa mbrojmë interesat tona kombëtare. Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam çfarë të shtoj apo të heq nga kjo”, tha ai, sipas citimit të medias serbe “Rts.rs”.

Një ditë më parë presidenti serb tha se nëse është nevoja do të sjellë vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.