Tërmeti në Turqi dhe Siri, Kosova shpall ditë zie kombëtare ditën e nesërme

Kosova ka shpallur Ditë Zie kombëtare datën 8 shkurt në përkujtim të të gjitha jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.
Lajmi u bë publik nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook:
“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.
Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja. Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”.