Kosova

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirimin e Thaçit dhe ish krerëve të UÇK-së: Qëndrojnë në paraburgim

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirimin e Thaçit dhe ish

Është refuzuar kërkesa e avokatëve q ëish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të lirohet dhe të hetohet në gjendje të lirë.

I njëjti refuzim vjen edhe për ish krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po përballen për akuza për krime lufte në Dhomat Speciale të Gjykatë së Hagës.

Mësohet se gjykatësi i procedurës paraprake i ka cilësuar si jo të mjaftueshme kërkesat me argument të avokatëve për të lënë të lirë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirimin e Thaçit dhe ish

Akt-akuza për Hashim Thaçin, , Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe të tjerë u publikua nga prokuroria e Hagës në muajin nëntor. Që prej asaj kohë, ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Për to rëndon akuza për krime lufte gjatë luftës së Kosovës me Serbinë. Gjyqi ndaj tyre mund të zgjasë për disa vite, ndërsa nuk dihet se për sa kohë ata do vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.