Kosova

Gjykata e Hagës dënon Nasim Haradinajn dhe Gucatin me nga 4 vjet e gjysmë burgim

Gjykata e Hagës dënon Nasim Haradinajn dhe Gucatin me nga 4 vjet e

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Hagës. Por ata do të qendrojnë të burgosur edhe dy vjet e gjysmë pasi do t’ju llogaritet edhe koha që kanë kaluar në paraburgim. Gucati dhe Haradinaj do të paguajnë dhe një gjobë prej 100 eurosh.

Të dy u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.

Gucati dhe Haradinaj u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.