Kosova

Gjobitet ministri i Drejtësisë në Kosovë se shkeli orën policore: Jam i përjashtuar, por ja pse zgjodha ta pranoj

Gjobitet ministri i Drejtësisë në Kosovë se shkeli orën

Policia e Kosovës ka gjobitur ministrin e Drejtësisë Selim Selimi pasi ka thyer orën policore. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri ku tregon se e ka pranuar gjobën, vetëm për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në statusin që ka postuar në Facebook, ai shkruan se sipas vendimit, personeli i ministrisë së Drejtësisë është i përjashtuar nga ora policore pas 19:00, por gjobën ka pranuar ta paguajë.

Selim Selimi:

 “Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin’.

Gjobitet ministri i Drejtësisë në Kosovë se shkeli orën

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe profesori dhe gazetari Lufti Dervishi i cili ironizon duke bërë krahasime mes policive. Në një postim në Facebook, ai shkruan:

Policia ka gjobitur ministrin e Drejtësisë për shkelje të orës së ndalim qarkullimit! Ky është tregues që policia është e shtetit dhe jo e pushtetit! Kjo është policia që duam! Bravo policia e ...Kosovës!

Gjobitet ministri i Drejtësisë në Kosovë se shkeli orën

*Tiranapost.al.