Kosova

Foto/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Kosovë, 31 të plagosur

Foto/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Kosovë,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku 31 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole në një lokal në Ferizaj.

Foto/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Kosovë,

Mediat në Kosovë tregojnë se mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë. 

Foto/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Kosovë,

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri ka dhënë informacionet paraprake: 

“Shpërthimi ka ndodhur dhe shkak dyshohet të jetë një bombolë gazi. Deri tani 31 persona janë të lënduar. Gjashtë nga to janë përcjellë për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës ku dy nga të lënduari janë në gjendje të rëndë”.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit,  policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

*Tiranapost.al.