Kosova

Escobar takon Kurtin: Barrikadat serbe në rrugë duhet të largohen menjëherë

Escobar takon Kurtin: Barrikadat serbe në rrugë duhet të largohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për një takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në deklaratwn e kreut tw qeverisw pas takimit.

Ndërkaq, Escobar, pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.