Kosova

Erdogan uron Kurtin për krijimin e qeverisë, por i kërkon rishikim të vendimit për ambasadën në Jerusalem

Erdogan uron Kurtin për krijimin e qeverisë, por i kërkon

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, po ashtu si disa liderë të tjerë botërorë i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të porsa zgjedhur të Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë së re në Prishtinë.

Në letrën e urimit, Erdogan shkruan se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me popullin “vëlla” të Kosovës, si dhe i ka kërkuar Kurtit që të rishikojë vendimin për zhvendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, një akt që u krye në kuadër të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Pjesë nga letra e Erdogan drejtuar Albin Kurtit:

Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me populli vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsërisë urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.

Tiranapost.al