Kosova

'E propozuam ne', Vuçiç për marrëveshjen e përkohshme të Targave: Si tregues që shqiptarët të mos bëjnë më veprime të tilla

'E propozuam ne', Vuçiç për marrëveshjen e

Në Bruksel, negocatiorët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord me një marrëveshje të përkohshme që t'i japin fund konfliktit në kufi për çështjen e targave, duke vendosur letra-afishe të përkohshme nga dy palët për fshehjen e targave në makina dhe vendosjen e forcave të KFOR-it për dy javë në Jarinje dhe Brnjak, duke larguar kështu njësitë speciale të Kosovës.

Por çfarë prodhon realisht kjo marrëveshje e konfirmuar nga i derguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak?

'E propozuam ne', Vuçiç për marrëveshjen e

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga Nisha dha një koncerencë për shtyp ku tha se idenë me afishat për targat e dha pala serbe, ndërsa evidentoi dy disavantazhe sipas tij:

"KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Brnjak dhe do të qëndrojë për rreth dy javë. Nga 4 tetori, do vendoset një regjimi i afisheve për targat, para se të arrihet zgjidhja përfundimtare. Grupi i punës do krijohet dhe do kërkohet një zgjidhje e përhershme bazuar në standardin dhe praktikën evropiane.

BE u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë. BE do ta konsiderojë Bashkimin e Komunave Serbe si përparësi në takimin e ardhshëm. Largimi i anëtarëve të armatosur të ROSU nga veriu i Kosovës është i rëndësishëm për ne, kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për ne. Ne besojmë se ky ishte një tregues i mirë se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve nuk do të ndodhin dhe do jetë e qartë se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin. Kthimi i KFOR -it tregon se është e mundur të arrihet garanci shtesë për sigurinë e popullsisë serbe në Kosovë.

Disavantazhet e asaj që është arritur me një marrëveshje të përkohshme janë dy. Njëra është se një zgjidhje më e vështirë do duhet të arrihet brenda një periudhe prej 6 muajsh, e dyta mbi atë që marrëveshja lejon, pra përdorimin e të gjitha tabelave, por në praktikë është mjaft është e qartë se tabelat do të duhet të përdoren vetëm në veri të Kosovës”.

Artikulli i Pink.rs përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.