Kosova

Diskutimi se kur do fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish krerëve të UÇK? Prokuroria thotë në verë, avokatët e quajnë absurde

Diskutimi se kur do fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish krerëve

Ka nisur prej disa minutash seanca e dytë për akuzat ndaj ish krerëve të UÇK-së në Kosovë, të cilët akuzohen për krime lufte. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë të nisë në verën e vitit që vjet. Por ka qenë avokati i ish prsidentit Thaçi i cili ka kundërshtuar duke thënë se është një propozim absurd.

David Hooper, në lidhje nga Zoom, si e gjithë pala mbrojtëse dhe të akuzuarit që ndodhen Online dhe jo fizikisht në sallë ka thënë se gjykimi duhet të fillojë të nisë në verë po, por jo në 2021 por në 2022.

“Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, tha ai duke shtuar disa detaje të tjera.

Diskutimi i zbardhur si më poshtë:

Prokuroria nga Dhomat Speciale në Hagë: Synojmë të ndjekim urdhrin tuaj për masa mbrojtëse, në pikat e shkrojtura mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, jua kemi bëtë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve, realiteti është se informacioni që ka tani mbrojtja, është një çështje që nuk ëshë befasi për mbrojtjen dhe mënyrën se si do paraqesin mbrojtjen. Nuk ka asnjë arsye pse gjykimi i kësaj çështje të mos fillojë në vlerën e vitit 2021.

Diskutimi se kur do fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish krerëve

Avokati Hooper: Në lidhje me çështjen që po trajtojmë aktualisht dhe komentin e fundit, pra se nuk do të jetë një befasi, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria dhe na duhet koha e nevojshme, prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet, dhe ka pasur në dispozicion materiale që janë dhënë nga hetime të tjera të kryera shumë vite më parë, nga ana tjetër prokuroria ka kryer hetimet e veta, po jetojmë në një botë që ndikohet prej rrethanave të Covid, për mendimin tonë kjo duhet të merret parasysh dhe mendoj se të paktën 18 muaj do na duhen para se të mund të fillojmë të mendojmë për filimin e një gjykimi. Për mendmin tim propozimi që gjykimi të nisë në qershor është absurd. Është çështje e komplikuar, ndoshta duhet të fillojë në verë, në qershor por jo vitin e ardhshëm. Ndoshta duhet të fillojë në verën 2022. Mendoj që 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi.

Për çfarë akuzohen, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi?

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës u perceptuan si bashkëpunëtorë të forcave jugosllave, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

*Transkriptuar nga Tiranapost.al