Kosova

Caktohet seanca e dytë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Avokati i ish presidentit kërkon lirim me kusht

Caktohet seanca e dytë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

17 dhjetor është data e seancës së dytë gjyqësore në dhomat e Specializuara në Hagë ku ish krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime luftë në kohën e luftës me Serbinë. Gjyqari i procedurës paraprake ka njoftuar se seanca do të mbahet në orën 11:00.
Në këtë seancë palët do të dëgjohen lidhur me materiale të reja. Gjithashtu diskutohet edhe data e përfundimit të procesit dhe marrjen e vendimit.

Ndërsa David Hooper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi kërkon lirimin me kusht nga paraburgimi në Hagë. Përmes një kërkese me 28 faqe drejtuar Gjykatës Speciale avokati argumenton disa arsye:

“Përzierja e problemit janë paragrafët 18 deri 26 të përmendura nga ZPS si “Ilustrues i një trendi më të gjerë shqetësues” në lidhje me ndërhyrjen e dëshmitarëve dhe frikësimin. Shumica e shembujve shkojnë prapa dhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjet. Asnjë nuk është bashkëkohor”. 

Gjithashtu avokati thotë se në  pretendimet e ZPS-së (Prokurorisë Speciale) nuk është i përfshirë direkt Hashim Thaçi dhe se nuk ka materiale që e bëjnë atë përgjegjës për ndërhyrjen tek dëshmitarët.

Konkretisht:

“Asnjë, madje edhe nga narracioni i ZPS-së, nuk e përfshin z. Thaçi. Atje nuk ka material (përfshirë Aneksin 2, në faqet 10 deri 27) për të treguar se ai ishte përgjegjësi në çdo gjë që ka të bëjë me ndërhyrjen e dëshmitarëve. Në vend të kësaj, ne kemi mbetur me të pretendime të pabazuara, referuar nga deklaratat e bëra nga palët e treta, që nuk kanë rëndësi dhe nuk japin asnjë bazë për të pohuar frikësimin e dëshmitarit në lidhje me z. Thaçi”.

Për çështjen e krerëve të UÇK-së, Shqipëria ka ngritur një komision për të hetuar raportin e senatorit Zviceran Dick Marty, i cili ka mbledhur prova të pretenduara kundër UÇK-së dhe të akuzuarve. Është përfolur edhe roli i kreut të PD-së Lulzim Basha.

*Tiranapost.al.