Kosova

Bushati reagon i pari nga Tirana për zgjedhjen e Presidentes në Kosovë: Vjosa produkt i mbështetjes së njerëzve. Iu desh të paguante një “çmim”

Bushati reagon i pari nga Tirana për zgjedhjen e Presidentes në

Ish-Ministri Bushati, që nuk i kursen fjalët e mira asnjëherë për dyshen Kurti-Osmani, ka reaguar për zgjedhjet e presidentes së re Vjosa Osmani. Në shenimin e ish-Ministrit tonë të Jashtëm bie në sy vlerësimi për rrugëtimin politik të Osmanit ku nënvizon faktin që ajo është produkt i fatit që ndërtoi vetë duke u mbështetur tek njerëzit dhe jo tek intrigat e politikës.

Mesazhi i plotë:

Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës!

Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës.

Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përgëzime të gjithëve!

Urime Kosovë

Tiranapost.al