Kosova

Borrell flet pas takimit 12 orësh Kosovë-Serbi: Ka marrëveshje në parim, por akoma jo nënshkrim

Borrell flet pas takimit 12 orësh Kosovë-Serbi: Ka marrëveshje

Ka përfunduar pas më shumë se 12 orësh takimi mes Kosovës-Serbisë dhe përfaqësuesve të BE-së, si ndërmjetës mes palëve. Sipas Borrell, parimisht palët kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, edhe pse ende nuk kanë firmosur marrëveshje për këtë.

Borrell tha:

"Sot marrëveshja u përqendrua sesi do implementohej kjo marrëveshje. Pra ishin hapa praktikë. Më në fund, pas 12 orësh ne kemi një marrëveshje sesi ta bëjmë këtë më praktike. Kosova dhe Serbia arritën pajtimin e normalizimit e marrëdhënieve dypalëshe. Pra aneksin e planit evropian, u pajtuan me të gjitha propozimet. Dhe këto vijnë pas një pune shumë të gjatë dhe një negocimi shumë të madh.Në këtë mënyre, dy palët do të jenë palë e marrëveshjes për të qenë pjesë e BE. Ne do të sigurojmë palët që t’i nënshkruajnë marrëveshjet pasi ato do të jenë palë e familjes së madhe evropiane. Dhe nëse nuk i nënshkruajnë, do të ketë pasoja. Sepse dialogu s’po behët për Kosovën dhe Serbinë, është për balancë dhe prosperitetin e të gjithë kontekstit gjeopolitik. Serbia dhe Kosova e kanë të dobishme të arrijnë një dialog. Është e rëndësishme që të ecim përpara për ta bërë këtë gjë realitet, ne do të vazhdojmë derisa të arrijmë një marrëveshje. Do të punojmë për të arrijmë normalizimin e marrëdhënieve të tyre", tha Borrell.

Vucic tha:

“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë. Prioritet mbetet formimi i Asociacionit, pala shqiptare insistoi për nënshkrimin e marrëveshjes. Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Do të diskutoj në Serbi për atë që kam rëndë dakord. Nesër do të raportoj për atë se çfarë ka ndodhur. Do të kemi edhe deklaratat edhe të Borrell e Kurtit. Duhet të qëndrojmë në rrugën evropiane”.

Në fokus të diskutimeve të sotme ishte propozimi europian që Kosova dhe Serbia e kanë pranuar më 27 shkurt, por për të cilin nuk është nënshkruar.

Propozimi evropian përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.