Kosova

BE: Zgjedhjet në Kosovë pozitive, përjashtuar komunat serbe

BE: Zgjedhjet në Kosovë pozitive, përjashtuar komunat serbe

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media vlerësoi sot procesin zgjedhor në Kosovë si të organizuar mirë dhe në mënyrë efikase.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë”, tha Mandl.

Ndër të tjera, Mandl e vuri theksin edhe tek respektimi i kuotës gjinore prej 30% dhe respektimi i saj.