Kosova

Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë dhe njëkohësisht  bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar sot nga policia e Prishtinës.

Arrestimi i tij është bërë gjatë protestës së Molliqaj dhe aktivistëve të tjerë  të partisë Socialdemokrate para policisë së Kosovës për gjobat e vëna ndaj qytetarëve të cilët thyejnë rregullat anti-COVID.

Arrestohet në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Protestuesit kanë shkruar mbi muret e ndërtesës “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, si një mënyrë kundërshtimi për gjobat, ndërkohë që nuk merret asnjë masë për partitë politike të cilat kanë filluar fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.