Kosova

Ambasadori gjerman për përplasjen në Kuvendin e Kosovës: E papranueshme!

Ambasadori gjerman për përplasjen në Kuvendin e Kosovës: E

Në Kuvendin e Kosovës ditën e sotme pati një përplasje verbale mes deputetëve të PDK-së dhe VV të Albin Kurtit. Përplasja rrezikoi të kalonte edhe në formë fizike, dhe për ambasadorin gjerman në Kosovë, kjo situatë është e papranueshme, por ashtu edhe sulmet ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila u akuzua si përfaqësuese e Serbisë.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, shkruan në Twitter ambasadori Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman për përplasjen në Kuvendin e Kosovës: E

Debati u shkaktua pasi ministrja u akuzua se kishte deklaruar se do dërgojë materiale në Hagë sapo të formohet Gjykata Speciale, ku po gjykohen ish krerët e UÇK-së. Por ministrja i quajti shifje dhe iu drejtua deputetëve duke iu thënë: E votuat ju ngritjen e Gjykatës!

Ambasadori gjerman për përplasjen në Kuvendin e Kosovës: E

Ambasadori shkruan se Gjermania dhe BE kanë mbeshtetur plotësisht krijimin e Gjykatës Speciale: Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit të institucioneve në Kosovë për sundimin e ligjit, thotë ai.

'Shfrytëzoj këtë rast për të nënvizuar përsëri se Gjermania, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbështet plotësisht vendimin e Parlamentit të Kosovës, të miratuar me shumicë prej 2/3, për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit.

Gjermania është e bindur se lufta e pandëshkueshmërisë përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme. Ne ua kemi borxh gjithashtu familjeve të viktimave. Është e rëndësishme të mbështetet puna e rëndësishme e KSK-së e cila është e parashikuar në ligjin e Kosovës'.

*Tiranapost.al.