Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë takohet me Albin Kurtin: Formoni shpejt qeverinë!

Ambasadori amerikan në Kosovë takohet me Albin Kurtin: Formoni shpejt

Kanë mbetur pa numëruar një pjesë e votave nga diaspora e Kosovës, por nuk pritet të ndryshojë rezultati për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, që ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën për qeverinë e re.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar në zyrë kreun e VV-së ku e ka uruar për fitoren dhe i ka kërkuar që të formojë qeverinë dhe Kuvendi të nisë punën për të adresuar sfidat më urgjente të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë takohet me Albin Kurtin: Formoni shpejt

Në rrjetet sociale, ambasadori amerikan ka postuar një shënim:

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për të adresuar sfidat urgjente”.

Ambasadori amerikan në Kosovë takohet me Albin Kurtin: Formoni shpejt

Ndërsa Albin Kurti, përmes faqes zyrtare të Vetëvendosjes i ka shprehur ambasadorit bindjen se shumë shpejt do të jetë gati qeveria e re.

“Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”.

Tiranapost.al.