Kosova

Albin Kurti përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje

Albin Kurti përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje

Albin Kurti nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ai do të hiqet nga listat e kandidatëve të LVV-së për deputetë, duke i bllokuar kështu edhe mundësinë për të qenë kryeministër nëse fiton zgjedhjet.

Albin Kurti rezulton i dënuar në janar të 2018-ës për dy vepra penale: Përdorim të armës dhe pengim të funksionarëve gjatë kryerjes së detyrës. Ai është akuzuar edhe si përgjegjës i hedhjes së gazit në Kuvend në 2015-ën.

Jashtë listës do të jenë edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi, Labinotë Demi-Murtezi, Florim Bajrami , Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Filloreta Bytyqi, Endrit Shala, Avni Jonuzi, Latif Bytyqi, Rasim Demiri.

Në total janë 47 kandidatë të cilët janë shpallur fajtorë në tre vitet e fundit. Sipas Kushtetutës së Kosovës ata nuk lejohen të kandidojnë dhe duhet të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Vetë Albin Kurti nuk ka reaguar, por ish ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se qytetarët janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të kreut të VV dhe se këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!

Nga Facebooku ajo shkruan:

 “Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”.

 

Albin Kurti përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje

*Tiranapost.al.