Kosova

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit: Do na dalin pengesa rrugës, por s'do na ndalin

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhjet e 14

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marrëveshje, ku bëhet e ditur se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Zgjedhjet mbahen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të  pavlefshme qeverinë e Avdullah Hotit. Vjosa Osmani e cila mban postin e presidentes së përkohshme të Kosovës, u shkarkua nga posti partiak me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me në krye Isa Mustafën.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të futen në zgjedhje me një listë të përbashkët.  Ata dolën në konferencë për shtyp ku zyrtarizuan edhe bashkëpunimin e tyre politik. Ndërsa Albin Kurti ka konfirmuar se do të jetë kandidati për kryeministër. Ndërsa Vjosa Ormani kërkon mandatin e plotë të presidentes. 

Vjosa Osmani: Kemi përfaqësues të mjaftueshëm në listë për të arritur fitore plebishitare. Me 16 janar do dorëzohet lista që kam përgatitur unë. LDK nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Do fitojmë mjaftueshëm për të fituar një qeveris dhe për të zgjedhur presidentin. 

Albin Kurti: Janë më shumë se zgjedhje, janë referendum. Ne jemi bashkë dhe do fitojmë bashkë. Do nxjerrim shtetin  nga kriza e suhmëfishtë e partive të vjetra. Këto nuk janë zgjedhje me parti, është referendum. Do dëshmohet me 14 shkurt. Pengesa dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë. 

*Tiranapost.al.