Kosova

21 komunat e Kosovës në balotazh, shkojnë në zgjedhje më 14 nëntor

21 komunat e Kosovës në balotazh, shkojnë në zgjedhje

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Kosovë. Nga zgjedhjet e 17 tetorit, 17 komuna kanë tashmë kryetarët e zgjedhur të rinjë, kurse 21 komuna rezultuan në balotazh.

Këto të fundit do të shkojnë sërish në zgjedhje. Data është vendosur 14 nëntori.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërsa, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.