Kosova

20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për sulmin në Deçan të Kosovës

20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion në lidhje me autorin/autorët e sulmit në Deçan të Kosovës, ku humbën jetën 3 persona, 2 nga të cilët ishin nxënës.

Sulmi ndodhi në fshatin Gllogjan të Deçanit në nj autobus që po transportonte nxënës dhe është përdorur një armë zjarri e llojit AK-47.

Në një deklaratë për mediat, Policia ka deklaruar është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në numrat e telefonit: 080019999 ose 192 si dhe në email-in [email protected].

Qytetarëve që kontaktojnë në këto numra u është premtuar se do t’iu ruhet konfidencialiteti.

Tiranapost.al