Kosova

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit me nxënës në Deçan, shkon në 4 numri i viktimave

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit me nxënës në Deçan,

Ka shkuar në 4 numri i viktimave në masakrën e Glogjanës në Deçan, ku persona të pa identifikuar hapën zjarr ndaj një autobusi shkolle.

I vrarë ka mbetur shoferi dhe 2 nxënës, ndërsa së fundmi ka ndërruar jetë edhe fatorinoja i autobusit. Mediat raportojnë se ka disa të plagosur.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.

“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe i ka gjuajtur. Ka qenë njeri me maskë dhe i ka gjuajtur autobusit me kallashnikov. Një ka qenë, fëmijët tjetër s’kanë parë”, theksoi Selmani.

Tiranapost.al