Kosova

Krim brenda familjes në Kosovë, burri vret gruan, dy djemtë e më pas veten

Krim brenda familjes në Kosovë, burri vret gruan, dy djemtë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë ku katër persona janë vrarë me armë zjarri.

Një burrë në Pozheran të Vitisë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.

Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjeje. Për momentin nuk i dimë detajet se si kanë shkuar gjërat deri tek vrasjet. Unë jam në vendngjarje e nuk mund të vë re gjithçka.

Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në orën 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si ngjau gjithçka, nuk mund të dimë më shumë. Prokuroi i rastit është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për ekzaminim”, është shprehur Hashani.