Xhinset e Valentina Ferragni-t janë trendi i kësaj pranvere 2022
Nga Emi Seiti/ Nëse ka një arsye më shumë për të dashur muajin e modës është street style. Frymëzimi që mund të marrim nga stili që lulëzon në javën e modës janë pothuajse të pafundme dhe për ta konfirmuar edhe njëherë, është Valentina Ferragni me xhinset me bel të lartë për pranverën 2022.
“Parisian Opulence” shkruan Valentina Ferragni duke shoqëruar postimin e saj në Instagram me një stil të plotë parizian.
Në foto Valentina ka veshur një palë xhinse me bel të lartë ngjyrë të hapur që tashmë na bëjnë ti shijojmë sezonin e ardhshëm. Modeli me bel të lartë dhe me këmbë të drejta rri në një mënyrë perfekte në siluetën e Valentinës.
Si ti vishni xhinset e Valentina Ferragni?
Valentina pozon rastësisht në pamjen e saj frymëzuese duke shfaqur disa gjëra thelbësore që të gjitha duhet t’i keni në dollapin tuaj pranveror.
Ajo ka kombinuar këto xhinse me një pulovër crop-top ngjyrë bezhë dhe një palë çizme kamoshi ngjyrë neutrale. Për ta finalizuar këtë look ajo ka veshur një pallto max-gri që thyen joshjen casual dhe e ngre atë në Olimpin e elegancës pariziene.