Xhinset e Cindy Crawford që meritojmë për pranverën 2022-shit, janë ringjallja e viteve `60
Nga Emi Seiti/ Në vitet 1990, askush nuk përfaqësonte stilin e pastër amerikan më mirë se Cindy Crawford. Me xhinse blu me bel të lartë dhe një bluzë të bardhë, të cilin ndryshe mund ta quajmë retro style. Duket sikur nuk ka kaluar asnjë ditë që nga ajo kohë, sepse stili retro i supermodeles duket ende modern sot teksa shkel trotuarin me një palë xhinse ngjyrë të ndezur. Falë tendencave të modës së pranverës 2022 që po fshijnë pluhurin nga kultura e viteve 60, modelja ishte në gjendje të shfaqte lirshëm këtë pamje superiore.
Këto xhinse janë ndër modelet e domosdoshme të pranverës 2022. Simboli i periudhës së rebelimit të fundit të viteve ‘60 dhe ‘70, sot i referohen asaj imagjinatës që bëri një veshje ikonike. Fansat e Crawford në fakt do ta vënë re se e gjithë garderoba e saj është fokusuar gjithmonë në kanavacën e Genovas, dhe në veçanti në xhinset e ndezura, si një stil retro-chic.ç
Si t`i vishni këto xhinse?
Supermodelja vendosi ta çojë në ekstrem estetikën retro, duke zgjedhur një këmishë bezhë të veshur aq bukur brenda belit të lartë dhe duke veshur një jelek kamoshi. Për këpucë ka veshur një palë çizme të rehatshme kamoshi me taka. Kjo veshje e Cindy Crawford është ringjallja e stilit të Beattles.