Video/ Cila është veshja që u bë trend vetëm prej Julia Fox?!
Nga Emi Seiti/ Aktorja postoi një video gati pesë-minutëshe në profilin e saj në Instagram ku tregon se si të ricikloni një palë xhinse të vjetra me bel të lartë. Duke prerë pjesën e sipërme të pantallonave në dy pjesë, ajo arriti të krijojë një veshje të guximshme, por kujdes ju duhet shumë ngjitës që të mos rrëshqasë brezi.
Duke ndarë pjesën e sipërme të pantallonave në dysh, Julia Fox arriti të përfitojë një veshje totale të guximshme, xhins, e cila ka fituar mbi një milion e 200 mijë ndjekës që e ndjekin në rrjetet sociale. Rikthimi i xhinseve me bel të ulët mesa duket nuk do dalë kurrë nga moda, ndaj pse të mos i ricikloni xhinset e sezonit të kaluar për një pamje krejtësisht të re?!
Mikro top i lindur nga sulmi artistik i Julia Fox mbulon mjaftueshëm. Si përfundim, ajo zgjodhi një palë cizme me majë të ngjashme me taka stiletto dhe një cantë xhins, të dyja të punuara nga Alexander Wang.
Pra, nëse edhe ju e keni për zemër riciklimin e modës dhe dëshironi të imitoni pamjen total xhins të Julia Fox, do t’ju duhet të prishni një palë xhinse të vjetra, me bel të lartë, një palë gërsherë dhe një ngjitës të fortë.