Veshjet pa afat skadence që nuk duhet t`i mungojnë dollapit tënd
Nga Emi Seiti/ Moda ndryshon vazhdimisht (edhe pse shpesh në mënyrë ciklike), por ka veshje nga marka të ndryshme që janë të përjetshme dhe nuk duhet të mungojnë kurrë në garderobën e një vajze.
Xhaketa e zezë: Është një element që absolutisht nuk mund të mungojë në një garderobë. Një xhaketë e zezë nuk njeh moshë dhe as kohë. Është një veshje e gjithanshme që, në varësi të kombinimit, mund të vishet në situata të ndryshme: nga stili elegant deri tek ato pak më sportive/casual, por gjithmonë duke i dhënë asaj prekjen ekstra të klasit. Marka për një xhaketë ideale të zezë është Saint Laurent.
Pantallonat cigarette: Praktikisht të përdorshme në çdo rast, por me një prekje të rafinuar dhe shik. Të zezat nëse dëshironi që të fshihni format. Ngjyrat e preferuara të miat për këto lloj pantallonash janë: blu, e zezë ose gri. Markat që do të zgjidhja për këto pantallona janë: RedValentino, Jil Sander, Alexander McQueen.
Pallto: Elementi i radhës, i cili është i përhershëm në dimër, padyshim është palltoja. Kur bëhet fjalë për ngjyrat do të zgjedh të zezën klasiken dhe bezhën sigurisht. Është një element shik dhe elegant njëkohësisht. Markat me In në këto momente janë Max Mara dhe Bottega Veneta.
Shoulder bag (çanta e krahut): Një aksesor i rehatshëm, praktik dhe gjithmonë në modë. Canta e krahut përshtatet me çdo veshje në mënyrë perfekte. Markat që do zgjidhja për këtë lloj çante do të ishin: Klasiket Saint Laurent dhe Gucci.
Tiranapost.al