Nga Emi Seiti/ Një këpucë mund të thotë gjithçka, mund të tregojë se kush jemi ne dhe të rrëfejë personalitetin tonë. E vërteta është se sistemi i modës ka përveshur mëngët për të mbështetur Ukrainën përveç nismave të nisura tashmë nga markat, nuk mund të mos vëmë re pamje me vlera të forta politike në rrugët e Parisit, ku shumë vajza kanë veshur ngjyrat e flamurit të Ukrainës, duke bërë thirrje për paqe. Kështu bllokimi i ngjyrave na lejoi të analizojmë tendencat e modës së pranverës 2022, dhe të gjejmë një pikë lidhje me këpucët (gjithashtu blu të lehta, madje edhe të verdha) që fashionistet duan të veshin.
Tendencat e modës së këpucëve të pranverës 2022 na tregojnë për personalitete të forta. Ato e bëjnë këtë nëpërmjet shuallit tepër të trashë të sandaleve me platformë, përmes çizmeve me taka të larta. Synimi është i qartë, ka një dëshirë për t’u shprehur dhe për të pasur sukses pikërisht duke punuar në stilimin e veshjeve dhe këpucëve me ngjyra.
Nën fustanet midi dhe fundet deri tek gjuri, bien në sy çizmet deri në kyçin e këmbës që do të vazhdojnë të jenë pjesë e gardërobave të vajzave dhe të lartësojnë stilin tonë.