Kombinohu me Emin

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Nga Emi Seiti/ Në këtë artikull do të flasim për aksesorët e mi të preferuar të verës... shalli- aksesori i përjetshëm elegant që mund ta vini gjatë gjithë vitit. Mëndafshi është materiali kryesor për ta, megjithëse materialet mund të jenë të ndryshme. Per mendimin tim shalli është plusi perfekt i çdo veshjeje.

Ka ditë që flokët e mi janë më të bukur, të pastër dhe plot shkëlqim, por ka dhe ditë që nuk më rrinë mirë. Dhe shalli i kokës ose ndryshe head scarf mund të më ndihmojë shumë. Shumëngjyrëshe dhe të shumëllojshme... ka edhe nga ata që nuk mund të vihen vetëm në kokë dhe janë perfektët për pranverën, verën dhe vjeshtën. Me këtë shall mund të bëjmë nga modelet më të thjeshta deri tek modelet më të ndërlikuara. Kam zgjedhur tri kombinime dhe vetëm një shall me tri modele të ndryshme për ju këtë javë.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Ky shall i “Hermès” plotëson çdo veshje dhe mund të vihet në shumë mënyra. Rasti i parë ka të bëjë me stilin e rrugës ose ndryshe ‘street wear style’.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Kam vendosur për mënyrën e parë që ta lidh rreth trupit. Si fillim lidheni rreth gjoksit. Tërhiqeni fort për të kapërcyer dycepat, pastaj vendosini cepat lart rreth qafës, më pas lidheni në një gjysmë nyje për ta siguruar.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

E quajta stil i rrugës, pasi kam vendosur ta kombinoj këtë shall me këto xhinse me ngjyrë të zbehtë me bel të lartë nga “Zara” të cilat i bëjnë këmbët të duken të gjata dhe të holla.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Për sandale kam zgjedhur përsëri “Zara”. Sandalet janë ngjyrë kamel. Kam zgjedhur këta vëthë të vegjël nga “Zara” të cilat kanë një detaj me të vërtet të këndshëm.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Për çantë kam zgjedhur këtë (mini-pouch) nga “Bottega Veneta” e cila është bërë nga lëkura e butë dhe me një ngjyrë kafe-karamel. Siç e dimë tani të gjithë, kjo çantë ngelet më e pëlqyera.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Ndërsa kjo metodë e lidhjes së shallit është metoda që unë përdor më së shumti. (Bohemian Head Wrap), pasi të jep një pamje ekzotike. Do të filloni duke e hapur shallin plotësisht, duke vendosur njërin skaj përgjatë ballit dhe duke e çuar skajin tjetër në pjesën e prapme të kokës, duke e mbuluar plotësisht dhe më pas e vetmja gjë që ju ka ngelur të bëni është ta lidhni shallin.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Kam vendosur që këtë shall ta kombinoj me këto rroba banje nga “Jade Swim” të cilat janë të përsosura për një stil pa shumë bujë.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Ky fustan i shkurtër nga “Dodo Bar Or” është perfekti për të shëtitur nga gurët e rrugës në restorant, nga restoranti nëpër qytet.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Ky fustan u jep pushimeve tuaja një ndjesi boheme.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Për çantë kam zgjedhur këtë (tote) nga “Saint Laurent”, madhësia e së cilës do të dëshmojë vlerën e saj në udhëtimet në plazh ose ditët me diell në qytet.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Kam zgjedhur këto pantofla nga “Gabriela Hearst” të cilat janë idealet për në plazh.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Erdhi koha për kombinimin e fundit dhe metodën më të thjeshtë: bishtkali. E vetmja gjë që ju duheni të bëni është të lidhni flokët poshtë me një llastik të tejdukshëm. Kjo funksionon me pothuajse çdo madhësi apo formë për aq kohë sa ju mund ta siguroni atë në një nyje. Dhe më pas ju ngelet vetëm të lidhni shallin.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Ky model shalli do të shkonte kaq shumë me këtë fustan nga “Jacquemus” i cili është stili i përsosur i verës. Kudo që të shkoni në plazh ose për një festë para mesnate ky është fustani që duhet të zgjidhni.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Mund të jetë një fustan i shtrenjtë, por unë e realizova në mënyrën më të përsosur tek “T&N Couture”, në Tiranë dhe jam e qetë më në fund, sepse e di çfarë mundimi është të kërkosh online dhe jo gjithmonë qëllon në shenjë.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Më pas kam zgjedhur ta kombinoj me këto sandale me rripa rreth këmbës ngjyrë kamel nga “Zara”.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Ndërsa kjo çantë e vogël nga “Loewe” e krijuar nga kanavaca është idealja për këtë veshje.

Tri mënyra për të kombinuar një shall

Linku për porosi

Aksesori i fundit i këtij kombinimi është kjo varëse e vogël dhe e thjeshtë nga “Zara”.