Tops-et e kësaj pranvere që s`duhet t`u mungojnë gardërobës tuaj
Nga Emi Seiti/ Tendencat e pranverës-verës 2022 shkojnë tek tops dhe bluza: shumëngjyrëshe, të bëra me të gjitha llojet e pëlhurave, ato janë gjërat më të domosdoshme që absolutisht nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj sezonale. Por si vishen? Dhe si t`i bëjmë ato protagoniste absolute të pamjes tonë? Prospekti i plotë vjen nga pasarelat në të cilat pamë koleksionet e modës Pranverë-Verë 2022: të cilat na nxisin dëshirën për elegancë.
Bandana Tops, të printuara dhe të punuara në saten ose mëndafsh me një fund të shëndritshëm, janë një rikthim i mrekullueshëm siç i pamë dhe në pasarelën e Versace. Nga ana tjetër, tendencat e modës Pranverë-Verë 2022 kanë deklaruar tashmë dashurinë e tyre për stilin e viteve 2000 dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë kollaj, dhe së fundmi konfirmon dhe marka Nanushka. Do të kemi silueta të ndezura si dhe në pasarelën e Louis Vuitton të cilat janë shumë sensuale. Propozimet më të guximshme? Me siguri grunge Diesel, e cila zbulon kërthizën pas një bluze xhins, por edhe Carolina Herrera e cila e bën nga sipër, shumë të shkurtra deri në sytjena.
Tiranapost.al