Të veshurat më bukur në festivalin e filmit dhe modës, në Kanë
Nga Emi Seiti/ Festivali i filmit në Cannes është rikthyer në të gjithë lavdinë e tij për vitin 2022, duke u rikthyer sërish në datat e tij të zakonshme të majit- pas një versioni veror të vonuar në 2021 dhe një anulimi vitin e kaluar- dhe me të vjen gjithë shkëlqimi dhe magjepsja që zakonisht lidhet me festivalin vjetor. Festa e modës dhe e filmit.
Yjet tashmë kanë filluar të zbarkojnë në jug të Francës në përgatitje për ngjarjen e këtij viti, me Julianne Moore, Rebecca Hall dhe Adriana Lima që demonstrojnë një stil elegant jet-set përpara ceremonisë zyrtare të hapjes.
Ka një seri mbreslënëse filmash në program këtë vit, që do të thotë se ne presim një rrjedhë të vazhdueshme të fytyrave të famshme gjatë dy javëve të ardhshme- nga Anne Hathaway te Kristen Stewart- duke zbukuruar tapetin e kuq të Croisette dhe duke u ngjitur në ato shkallë ikonike. Do të ketë gjithashtu një mori darkash, ngjarjesh dhe festa që do të ndodhin së bashku me premierat kryesore, që do të thotë se do të kemi shumë momente magjepsesëse.
Anne Hathaway: Hathaway u pa në Cannes e veshur me një kostum shumëngjyrësh këmishë-pantallon.
Elle Fanning: Ajo ka kombinuar fustanin e saj të bardhë veror me një cantë Gucci.
Josephine Skriver: Josephine Skriver mori pjesë në eventin Chopard gjatë festivalit të Filmit në Cannes e veshur me bizhuteritë Chopard dhe një fustan mbrëmjeje të zezë me doreza opere.
Jasmine Tookes: Tookes kombinoi këtë fustan të mrekullueshëm, të zi me një unazë shëndritëse Chopard dhe një byzylyk.
Jennifer Connelly: Aktorja ishte e mahnitshme me një fustan të metaltë të Louis Vuitton.
Adriana Lima dhe Andre Lemmers: Lima shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur me një fustan të zi Balmain me prerje në mes dhe bizhuteri Chopard, e shoqëruar nga i dashuri i saj Andre Lemmers.
Elena Lietti: Aktorja italiane ka kombinuar kostumin e saj oversize me aksesorë të bardhë elegant.
Caroline Daur: Caroline zgjodhi Valentino, tërësisht rozë për natën e hapjes, kombinuar me bizhuteritë Tiffany & Co.