Cilat janë veshjet ikonike që Audrey Hepburn frymëzoi modën dhe janë ende Must

Nga Emi Seiti/ Klasi i saj i lindur, eleganca e saj e thjeshtë dhe e rafinuar, stili bon ton chic tipik i viteve 50 janë një fener elegance.
Ka një arsye pse markat e modës me një dashuri klasike i referohen gjithmonë Audrey Hepburn. Në ekran, Audrey lundroi me fustane të bëra me porosi nga themeluesi i Givenchy, Hubert De Givenchy. Jashtë ekranit Hepburn, bëri art me veshjet e saj duke i kombinuar deri në prefeksion. Ka kaq shumë momente të stilit nga Audrey Hepburn, bënë histori saqë ajo u përfshi në Hall of Fame List International Best Dressed List.
Ndjekësit e rastësishëm e njohin stilin e Audrey Hepburn vetëm si fustani i zi që ajo veshi tek Breakfast at Tiffany’s por stili i Audrey Hepburn ishte shumë më tepër se aq pavarësisht se ishte një ndër rolet më ikonë. Stili i Audrey Hepburn ende ndikon në mënyren se si ne vishemi sot.
Audrey Hepburn në një varkë me vela me një pamje retro të Rivierës. Një pale pantallona të shkurtra Jacquard me pika, një pulovër me mëngë të gjata dhe një palë pandofla klasike Timberland.
Audrey Hepburn triumfuese dhe tepër elegante në natën e Oscarit e cila doli si fituese si aktorja më e mirë për Roman Holiday. Aktorja veshi krijimin e Givenchy. Një look i përjetshëm zonjushash tej mase elegant për t’u imituar për një ceremoni pranverore me fustane të cilat të vënë në dukje belin.
Audrey Hepburn me uniformë të zezë pozon për portretin zyrtar të Sabrines. Një pulover e zezë me jakë marinari, pantallona Brunello Cucinelli dhe një palë balerina të qendisura nga Tabitha Simmons janë treshja perfekte për tu dukur bukur në zyrë dhe në shume raste të tjera.



Për ta imituar ju mund të vishni një bluzë me kuadrata Vichy, një fund të gjatë të bardhë, një kapele kashte Lanvin, dhe balerinat ikonike me hark nga Salvatore Ferragamo.
Audrey Hepurn duke pushuar nga xhirimet e Funny Face. Vishuni me pardesynë e Burrbery dhe shallin e Valentinos.