Kombinohu me Emin

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Nga Emi Seiti/ Dua Lipa e nisi me stil turin e saj të “Future Nostalgia”. Ylli i popit e filloi turneun e saj të shumëpritur botëror në Miami javën e kaluar pas gati dy vitesh vonesë. Me ndihmën e stilistit të saj Lorenzo Posocco, Dua vendosi që në turin e saj të vishte disa veshje që bien në sy, të bëra me porosi nga stilistë të mëdhenj.

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Këngëtarja veshi një kostum të verdhë me dantella nga Balenciaga, me një bust korse dhe pantallona/ çizme të markës të shoqëruara me doreza deri në bërryl e zbukuruar me një palë vathë të vegjël diamant.

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Dua bashkëpunoi gjithashtu me Mugler, një nga shtëpitë e saj të preferuara të modës për pamjet e saj të performancës. Ajo u vesh me një kostum me panele couture, të zbukurar me kristale, me doreza të njëjta.

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Lipa gjithashtu mori pak kohë për të shijuar plazhin e Miami-t gjatë një udhëtimi në plazh. Ajo kishte veshur një palë bikini me grep me kuadrate të verdha dhe portokalli nga Coperni. Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël nga koleksioni i Loewe x Spirited Away.

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Mos të lëmë pa përmendur dhe faktin se Dua është veshur shumë bukur përtej performancave. Stili në jetën e saj reale me të vërtetë është super.

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Si u vesh në turneun e botës Dua Lipa?

Tiranapost.al