Kombinohu me Emin

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Nga Emi Seiti/ Gjithcka që ju nevojitet për t`u dukur trendi këtë pranverë-verë 2022 janë një palë xhinse të bardha për t’i kombinuar me nuanca neutral, ose me elemente shumëngjyrëshe që i japin gëzim këtij sezoni.

Këto pantallona janë një element themelor, i përjetshëm që nuk njeh moshë dhe stinë, aleati strategjik dhe fitues të cilit nuk i thua kurrë jo. Kombinohen bukur me këmisha, bluza dhe xhaketa. Këto pantallona mund të vishen në raste casual dhe elegante. Pjesa e modës që nuk duhet hequr kurrë qafe janë pikërisht xhinset e bardha.

Look-u i parë: Xhinse të bardha, këmishë e hapur dhe bluzë ngjyrë mishi, një look me të cilin nuk mund të gaboni. Ky kombinim casual është i duhuri për ditët e kësaj vere.

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Look-u i dytë: Ngjyrat nuk mund të mungojnë në kombinimet e verës. Një bluzë me ngjyra dhe pantallonat e bardha janë kombinimi perfekt. Asgjë nuk mund të ishte më komode, e gëzueshme dhe më e lezetshme se ky kombinim i veshjeve moderne për të gjitha pasditet për t’i kaluar në shoqëri.

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Look-u i tretë: Ndër pjesët kryesore që nuk mund të mungojnë në gardërobën e këtij sezoni janë pantallonat e bardha me prerje të drejtë për t’i kombinuar me një xhaketë sportive dhe një cantë supi.

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Look-u i katërt: Këtu xhinset e bardha janë shndërruar dhe në një veshje të rafinuar të kombinuar me një xhaketë retro. Veshja më elegante e Pranverë- Verës 2022 është gati për ju.

Si t`i kombinosh xhinset e bardha këtë pranverë

Tiranapost.al