Kombinohu me Emin

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere

Nga Emi Seiti/ Garderoba verore gjallërohet nga fustanet e thjeshta e të lehta: ja disa ide sesi të kombinoni me stil këto fustane gjatë verës së vitit 2022. Ato vishen me sandale lëkure dhe shoulder bags, me clutches shumëngjyrëshe dhe bizhuteri që bien në sy. Fustanet e lehta janë aleati i ditëve më të nxehta të këtij sezoni.

Nga propozimet më minimaliste në nuancat e së zezës deri tek ato më të gjalla të jeshiles smerald, fustanet e lehta përshtaten me cdo preferencë duke kënaqur shijet dhe nevojat tuaja të ndryshme.

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere

Një mini-fustan i zi i lehtë nuk mund të mungojë në veshjet e domosdoshme të verës 2022. Kjo veshje pas-partout vishet në qytet dhe në pushime, së bashku me një palë sandale ose slippers dhe një cantë clutch të strukturuar për t’u mbajtur në dorë.

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere

Vera është sinonimi i fustaneve të lehta, delikate dhe valvitëse. Ky fustan maxi jeshil, mund të kombinohet shumë mirë me një cantë dore kashte dhe një palë sandale të larta.
Fustane të lehta njëngjyrësh me disa askesorë interesant dhe një cantë të thjeshtë dore është kombinimi perfekt.

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere

Si t'i kombinosh fustanet e kësaj vere