Si t`i kombinoni Mokasinat, një trend me klas, miratuar nga Stili i Rrugës Pranverë 2022
Perfekte për ditën, por edhe për mbrëmjen, mokasinat janë trendi më hibrid i këpucëve së modës pranverë 2022. Mund t`i vishni ato me ose pa çorape, varet nga ju, por stili i rrugës së kësaj pranvere padyshim që do mbizotërohet nga mokasinat (loafers).
Koha kalon, por jo sharmi i tyre i jashtëzakonshëm: me të drejtën për t`u emërtuar si trendi i këpucëve së Pranverës 2022, mokasinat dominojnë skenën ndërkombëtare të stilit të rrugës, nga New Yorku në Paris nëpërmjet Londrës dhe Milanos.
Këto këpucë vishen nga vajzat dhe fashionistë-t duke qenë se janë këpucë të rehatshme dhe komode, perfekte për t’u kontekstualizuar nën kostume të strukturuara si xhaketa dhe pantallona.
Por ka dhe nga ato vajza që i kombinojnë me xhinse dhe funde, madje ka dhe nga ato që eksperimentojnë me tuta.