Si të vishesh në zyrë gjatë muajve të nxehtë të verës
Nga Emi Seiti/ Vala e të nxehtit gjithmonë rezulton në një rebus stili kur bëhet fjalë për veshjet e punës. Pra, nëse do të ktheheni në zyrë me orar të plotë ose do të shkoni çdo ditë të javës unë do të ndaj disa këshilla të dobishme se si të visheni siç duhet për punë gjatë një vale të nxehtë, pa e humbur stilin.
Sekreti është të thjeshtoni opsionet tuaja dhe të krijoni disa pjesë kryesore themelore që mund t’i ndërtoni në një veshje. Duke hedhur bazat, do të eliminoni supozimet.
Pavarësisht nëse punoni për një firmë ligjore ose në ndonjë agjensi, më poshtë unë po ndaj idetë më të bukura të veshjeve që do t’ju bëjnë të prisni me padurim të visheni për punë këtë verë.
Fustan-Këmishë+Sandale të thjeshta:
Një Fustan-këmishë e bardhë pambuku është një domosdoshmëri për verën. Pavarësisht nëse e vishni me sandale të sheshta apo me takë, mjafton të jenë të thjeshta.
Kostum Pantallona të shkurtra:
Jepini kostumit tuaj të zakonshëm një përditësim veror dhe zgjidhni një version në ngjyra neutrale me pantallona të shkurtra në vend të pantallonave të gjata.
Jumpsuit: Një jumpsuit me prerje është një alternativë shik.
Fustan Maxi: Nje fustan portokalli me një siluetë të mrekullueshme, ideali për në punë.
Një fustan i zi me një xhaketë: Një fustan i thjeshtë i zi, sipër gjurit është klasik- dhe nëse shtoni një xhaketë sportive të thjeshtë.
Tiranapost.al