Si ta kombinoni bluzën me vija në 6 look-e frymëzuese për verën
Nga Emi Seiti/ Nuk do donit të vishnit një bluzë të tillë deri në momentin që do ta vishni. Dhe gjithcka do të duket më elegante në mënyrë natyrale. Bluza me vija nuk duhet të nënvlerësohet kurrë, është trendi i modës 2022, por është gjithashtu një veshje kulti në garderobën e vajzave. Shpirti i përjetshëm dhe përdorimi i saj në shumë vende, joshja e saj kthehet nga rastësore në cool - domosdoshmërisht duke kaluar në stilin chic- me mospërfillje të theksuar.
Shihni dukjet më të mira që e bëjnë bluzën me vija (por edhe këmishën polo më tërheqëse. Ato e interpretuan këtë trend të modës 2022 në cdo aspekt të mundshëm, duke nxjerrë në pah një karakter të fortë. Si ju pëlqen ta vishni? Nëse dyshimi vazhdon, mos u shqetësoni: këtu do të gjeni të gjithë frymëzimin e nevojshëm dhe ndoshta dhe do të doni t’i kopjoni.
Bluza e bardhë me vija kombinohet me një palë xhinse, sandale elegante me majë për ti dhënë veshjes elegancë dhe një xhaketë sportive blu.
Elegancë me stil, por me atë nuancën e rastësishme që hedh poshtë gjithcka. Xhinset me bluza me vija krijojnë një kombinim shumë të sofistikuar.