Kombinohu me Emin

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Ka plot seriale e filma të cilët na kanë tërhequr pas vetes me historitë e tyre. Këtu janë 4 serialet dhe filmat të cilat frymëzuan veshjet tona. Disa prej tyre janë bërë edhe legjendare.

Gossip Girl: Në jetën e elitës së New York, asgjë nuk i lihet rastësisë dhe aq më pak veshjet. Disa nga ne admironin stilin 'preppy' të Blair Waldorf, me jakat e vogla dhe rrathët e kokës dhe disa të tjerë u dashuruan me atë stilin boho, shik, të interpretuar aq bukur nga Serena Van Der Woodsen. Dy stile krejtësisht të ndryshme për dy Mbretëreshat e stilit të padiskutueshem të Upper East Side të cilat kanë arritur të frymëzojnë veshjet e të gjithë botës. Tashmë e dimë të gjithë se disa veshjeve nuk u ikën kurrë koha ashtu siç ka ndodhur dhe me këtë serial.

Të vishemi shik si Serena kur udhëtojmë?! Hmm, nuk mendoj se e bëjmë të gjithë. Xhaketa e lëkurës, bluza e pambukut me vija dhe xhinset e zeza të thjeshta janë klasike #OOTD.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Beretat e Blair?! Blair u shfaq me beretat e saj më së shumti në sezonin e dytë. Më pas Maria Grazia Chiuri i shfaqi në sfilatën e Dior. Pra mesa po kuptojmë Blair është një trends-founder. Pse të mos e bëni tuajin këtë aksesor francez të përjetshëm.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Fustani me pika i Blair: Blair ka qenë gjithmonë klasike dhe e sofistikuar në lidhjen e saj me fustanet, siç është dhe ky fustan me pika i përjetshëm.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Edhe pse “The Devil Wears Prada” është krijuar para 14 vitesh, akoma mbetet një ndër filmat më legjendar të modës. Keni menduar ndonjëherë se nuk mund të dukeni asnjëherë sikur punoni në një revistë prestigjioze me një nivel të lartë? Mendohuni përsëri.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Peliçja është një ndër elementët më fashionable dhe glamorous. Ajo mund të duket sikur ka dal nga moda por jo nuk është e vërtetë. Kur ju vishni një pelice të tillë ju do të dukeni si Miranda Priestly dhe ju sigurisht që e dini që ajo nuk mund të duket asgjë më shumë sesa e evlouar dhe stil.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Një stil vërtetë i mirë që ju duhet të dini është Chanel dhe nuk do të dalë kurrë nga moda. Gjithsesi Chanel nuk është markë që të gjithë mund ta kenë, por këtu jemi thjesht duke folur për stilin. Të visheni me Chanel dukeni me plot kuptimin e fjalës fashion girl (vajzë e modës).

E zeza do të mbetet gjithmonë ngjyra klasike. Kudo që të shkoni, festa, takime pune të papritura. Fustanet e zeza janë klasike të bukura.

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Serialet dhe filmat që kanë frymëzuar veshjet tona!

Emily In Paris: Për këtë serial duhet të kisha shkruajtur që kur doli, por vendosa të shkruaj tani. Pavarsisht se është një serial i 2020-ës unë do ta përmend pasi disa pëlqenin stilin e Sylvie dhe disa të Emily. Disa e adhuruan këtë serial, disa jo. Ky serial shkaktoi plot polemika midis njerzëve dhe rrjeteve sociale. Kishte shumë gjëra të cilat nuk shkonin me "Emily In Paris". Përtej faktit që seriali dukej si një ëndërr dhe jo realitet gjithashtu ishte dhe moda. Për të qënë e sinqertë asnjë veshje e Emily nuk më ka pëlqyer sado shtrenjtë që mund të ishte veshur. Shijet e saj në lidhje me modën do të ishin për mua një JO! Pavarësisht se çdokush ka shijet e veta dhe unë nuk i gjykoj aspak. Qëndroj tek stili i Camille dhe Sylvie. Eleganca dhe stili i tyre ishte mahnitës dhe nuk më ngelet asgjë për të thënë më shumë.

Nëqoftëse nuk i keni parë akoma këto seriale shikojini dhe shijojini gjatë festave.