Kombinohu me Emin

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Nga Emi Seiti/ Sfilatat e Jonathan Anderson për Loewe tërheqin gjithmonë audiencë. Kjo markë ka qenë historikisht e fokusuar te aksesorët, dhe sigurisht ka tendencë të ketë një fokus më të mprehtë te këpucët dhe çantat që stilisti zbulon çdo sezon të cilat kanë një histori për t’u bërë elemente “in” në botën e modës.

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Linku për porosi

Loewe ka nxjerr sandalet e ndryshme me elemente të lezetshme si manikyr i kuq, qirinj, trëndafil që shtypet nën peshën e hapit të dikujt. Në të vërtetë këto këpucë lozonjare luajnë një rol kyç në një koleksion që vetë marka e karakterizoi si neurotike, tërësisht histerike.

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Linku për porosi

Koleksioni i Loewe Pranverë 2022 është një deklaratë eksperimentale që shënon një pikë nisje dhe hap një kapitull të ri. Provokim dhe sensualitet.

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Linku për porosi

Ky koleksion është frymëzuar nga bota “manieriste”, histerike e piktorit të Rilindjes Pontormo. Një seri sandalesh ku, në vend të takave tradicionale, janë objekte, duke përfshirë një vezë të plasaritur, trëndafil, qiri, dhe manikyr të përdorur më parë.

Sandalet me takë të çuditshme që po bëhen trend

Linku për porosi

Me këtë koleksion përcaktohen arketipe të reja. Një koleksion që kërkon të shihet duke rrjedhur në lëvizje. Pra, a jeni gati t’i vishni këto sandale? A janë në stilin tuaj?!