Propozimet e Dior për nuset këtë vit janë vetëm klasike dhe të kujtojnë dasmën e ëndrrës

Nga Emi Seiti/ E sofistikuar, romantike, retro… Nuk ka rëndësi se çfarë dasme keni në mendje: në sfilatën e fundit të Dior Haute Couture kishte vend për të gjitha nuset e mundshme.
Dior u rikthye me sfilatën e tij Haute Couture për vjeshtën/dimrin e ardhshëm dhe e bëri këtë me një qëllim të qartë: të veshë nuset e këtij viti 2022 pavarësisht nga stili i tyre. Maria Grazia Chiuri ka bërë një propozim kaq të lidhur me estetikën e zakonshme, si avangardë në qasjen e saj ndaj botës së nuseve. Që padashje, pamjet e saj të shumta total white na kanë bërë të kalojmë menjëherë në botën magjepsëse të fustaneve (dhe kostumeve) të nusërisë.
Deri në 20 look-e në të cilat e bardha ka qenë protagoniste dhe në të cilat ka pasur vend për lloj-lloj stilesh. Në fakt e kemi shumë të vështirë të imagjinojmë se ekziston një lloj dasme në të cilën ndonjë nga këto propozime nuk do të përshtatej në mënyrë të përsosur. Kjo është arsyeja pse kam përgatitur këtë përmbledhje në të cilën cilido qoftë stili juaj (dhe dasma juaj e ëndrrave) besoj se mund ta gjeni pamjen tuaj ideale.
Praktike: Nuk do i thoja kurrë një kostumi jo, dhe nuk po flas për kostum dosido po flas për një kostum elegant, dhe pa shumë zbukurime. Ky është kostumi i qepur që propozoi koleksioni Haute Couture Dior për pranverën e ardhshme.
Minimaliste: Dhe nëse eleganca e nënvlerësuar është gjëja juaj, atëhere ky fustan i përsosur me mëngë të shkurtra me prerje midi është zgjedhja juaj më e mirë. Perfekte për tu kombinuar me sandale të zeza.
Romantike: Nëse ka një gjë që Maria Grazia Chiuri di ta bëj në mënyrë perfekte, janë fustanet romantike. Mendoj se ky fustan është perfekt për një dasmë romantike verore.
Gala: Nuk ka asgjë si ky fustan pa rripa me një dekolte të përshtatshme. Eleganca dhe sofistikimi që ky fustan sjell është gjithcka.
Klasike: Dhe sigurisht, ka pasur vend dhe për nuset klasike. Ky fustan pasqyron në mënyrë perfekte frymën e nuseve tradicionale: femërore dhe elegante.