Kombinohu me Emin

Prada rikthen çantën legjendare të viteve 2000

Prada rikthen çantën legjendare të viteve 2000

Nga Emi Seiti/ Ishte fillimi i viteve 2000 kur Miuccia Prada vendosi të krijojë industrinë e modës së aksesorëve. Ajo përdori copë najloni, e lartësoi dhe e çoi në pasarelë. Kështu lindi çanta legjendare najloni hobo nga Prada e cila sot për pranverë verë 2022 është veshur me një material të ri dhe merr një bukuri dhe pamje të re, verore, të freskët.

Prada rikthen çantën legjendare të viteve 2000

Protagoniste e tendencave të sotshme është çanta mini hobo, me një rrip në sup, një Prada Re-edition 2005 me shpirt gazmor, formë të ekulibruar dhe teksturë të punuar me dorë me vija vertikale, në nuancat e kremit dhe baby blue-së. Modeli me vija i kësaj çante është gjithashtu i ngjyrosur me ngjyrën rozë, varianti delikat kombinon kafen e hapur me një nuancë të këndshme rozë pastel.

Prada rikthen çantën legjendare të viteve 2000

Çanta mini-clutch ideale për të mbajtur gjërat tuaja minimale. Zinxhiri për të mbyllur cantën e dallon këtë aksesor, një material i lehtë me origjinë natyrale, e cila të çon në mendjen drejt destinacioneve më të nxehta, ditëve më të ngrohta dhe shkon në mënyrë perfekte me fustane-këmishë maxi, bikini me ngjyra dhe funde.

Prada rikthen çantën legjendare të viteve 2000

Format historike dhe minimaliste të së shkuarës kombinohen me humori veror dhe materialet më të rafinuara, një komponent themelor i labelit të modës milaneze. Kështu hapet sërish kapitulli i verës për botën e luksit.