Nga Emi Seiti/ Duhet të jetë qëllimi i çdo vajze që të zotërojë një çantë Chanel me stil të lartë. Ato përshtaten në koleksionin e kujtdo. Nuk është rastësi që dhe Paltrow ka thënë se kjo është çantë është investimi më i mirë për ju. Nëse jeni afër dyqanit të Chanel dhe keni dyshimin e blerjes të një çante aty, mos u dekurajoni. Janë të shtrenjta dhe duhet menduar shumë kur merret ky vendim.
Kjo çantë u lancua në vitin 1929. Në këtë kohë bota dukej krejtësisht ndryshe nga sot. Në atë kohë kishte kode dhe rregulla strikte të veshjes që zbatoheshin për femrat. Vetëm elita do të kishte mundësi të mbante një çantë Chanel.
Çanta klasike Chanel është simbol universal i stilit dhe i elegancës. Ajo duket e mrekullueshme për cdo rast. Të shkoni për të bërë pazar, të shkoni në party, apo të rrini me miqtë, kjo çantë është idealja për ju.
Kur blini një cantë autentike Chanel, ju garantohet cilësia më e mirë. Materialet e përdorura për prodhimin e çantës nuk janë gjë tjetër vecse më të mirat nga më të mirat. Kjo është dhe arsyea pse çantat Chanel kushtojnë kaq shumë.
Sa më gjatë të prisni për ta blerë, aq më shumë do të pendoheni që nuk e keni blerë më herët. Çmimet e Chanel janë në rritje dhe do të jenë gjithmonë. Çdo vit ka një rritje të cmimeve të kësaj çante. Pra, koha për të marrë një vendim është tani.
Të famshmit kanë veshur çantë Chanel. Ju e dini që Chanel është një markë lluksi dhe ekzkluzive, dhe sidomos kur shihen celebrities duke e veshur atë. Edhe persona të familjeve mbretërore veshin çanta Chanel. Ata gëzojnë cilësinë e lartë të çantës. A nuk do të ishte mirë të shiheshe duke veshur të njëjtën çantë si dikush nga një familje mbretërore apo një personazh i famshëm?!
Çantat Chanel janë të përjetshme. Çanta Chanel mund t`i rezistojnë kohës. Kjo rezulton të jetë e vërtetë, vetëm nëse çanta kujdeset siç duhet. Nuk keni pse shqetësoheni nëse kjo çantë do të dali ndonjëherë nga moda.